Abdixhiku: Prishtina dhe Përparim Rama janë një

Abdixhiku: Prishtina dhe Përparim Rama janë një

Gjatë tubimit përmbyllës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij, tha se, Përparimi e do Prishtinën dhe se kryeqyteti ka nevojë për të.

“Muaj më parë u ulëm të dy. Folëm për shumëçka. Për jetën, për Londrën e New Yorkun, për rrugëtimet nëpër gjithë botën. Jeta për ata që largohen është gjithherë e vështirë. Këtë e dimë të dy. Por janë përvojat, vështirësitë e sfidat që na formësojnë në këta që jemi tani. Folëm për vendin tonë, të ardhmen e gjeneratave që na vijnë, fëmijët tanë e fëmijët e tjerë padallim.

Të fola dhe për LDK-në. Të fola për të gjithë e një nga një. Folëm dhe për Prishtinë. Rrugët e saj, rrugicat ku jemi rritë si fëmijë, shkollat që i bëmë, miqtë që i patëm aty, kujtimet e paharrueshme e ëndrrat që si bëmë kurrë – në qytetin më të mirë në botë, në Prishtinën tonë.

Aty kuptova se sa shumë e don ti Prishtinën. Kuptova, mbi të gjitha, sa shumë ka nevojë kryeqyteti për ty. Ti dhe Prishtina, Përparim, jeni një”, tha Abdixhiku në fjalën e tij.

Shpërndaje në: