Abdixhiku pyetet për emrat e drejtorëve nga qeverisja LDK – PDK në Prishtinë: S’flet

Abdixhiku pyetet për emrat e drejtorëve nga qeverisja LDK – PDK në Prishtinë: S’flet

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka bërë nderime te varri i Enver Malokut në përvjetorin e vrasjes së tij.

Ai e ka kujtuar Malokun si një nga figurat e rëndësishme në historinë e Kosovës derisa ka thënë se ‘nuk do të jenë të qetë deri në zbardhjen e vrasjes së tij’.

Ndërkohë teksa ka përfunduar homazhet, z.Abdixhiku është pyetur nga gazetarët lidhur me çështjen e ndarjes së pozitave për drejtorë në komunën e Prishtinës, por ai nuk u përgjigj në këtë pyetje.

“Sot kemi, sot kemi vetëm këtë, ju lutem…”, tha z.Abdixhiku.

Përparim Rama i LDK-së ka arritur marrëveshje për të qeverisur Prishtinën bashkë me PDK-në, por ndarja e posteve në kryeqytet, më saktësisht emrat e drejtorëve në komunën e Prishtinës, nuk dihen ende. /Periskopi.

 

Shpërndaje në: