Abdixhiku: Qeveri e padijshme, nuk e ka idenë se çfarë po bëjnë

Abdixhiku: Qeveri e padijshme, nuk e ka idenë se çfarë po bëjnë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për subvencionet e bujqëve.

Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se nuk e kanë idenë se çfarë po bëjnë në bujqësi.

“Në bujqësi ende subvencione nuk kanë marrë bujqit, nuk e kanë idenë se cfarë po bëjnë Qeveria, nuk ka asnjë projekt të madh që kjo Qeveri e ka bërë”, përcjell Periskopi.

“I shoh këta të padijshëm, nuk po them që janë të këqinjë, s’kanë njerëz për të qeverisur mirë”

Ai ka folur edhe për skandalet e shumta të punëve të Jashtme.

“Ka skandale gjithandej, mos të flasim tani për flamujt. E meqenëse s’kanë kapacitet për të qeverisur në Qendrore, nuk munden të qeverisin as në lokale, skanë njerëz”, ka thënë Abdixhiku.

Gjatë ditës së sotme bujqit kanë protestuar për subvencionet duke thënë ‘’I kanë zvogëlu, i kanë tranu’’./Periskopi/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: