Abdixhiku sërish në Podujevë, në mbështetje të Dr. Ekrem Hysenit

Abdixhiku sërish në Podujevë, në mbështetje të Dr. Ekrem Hysenit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është parë sot sërish në Llap, ku ka takuar qytetarë të Podujevës bashkë me kandidatin e kësaj partie, për kryetar të Komunës, Dr. Ekrem Hysenin.

Abdixhiku e Hyseni kanë përshkuar sheshin e qytetit duke takuar e përshëndetur qytetarë.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, kandidati i LDK-së ka dalë i pari me vota duke shënuar një rezultat të jashtëzakonshëm krahasuar me dy palë zgjedhjet e fundit në Podujevë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po kalon shumë kohë në Podujevë, komunë kjo që pritet të rikthehet sërish në bastion të LDK-së.

Shpërndaje në: