Abdixhiku takon profesorin amerikan Phillips, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Abdixhiku takon profesorin amerikan Phillips, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim profesorin e shquar, njëherësh drejtor i programit për ndërtimin e paqes dhe të drejtave të njeriut në universitetin Columbian, David Phillips.

Temë e diskutimit në këtë takim ishin zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Me këtë rast, kryetari Abdixhiku ritheksoi qëndrimin e LDK-së, që dialogu final duhet të përfundojë sa më parë me njohje reciproke, duke u ruajtur integriteti dhe sovraniteti territorial, si dhe duke u respektuar Kushtetuta e vendit tonë”.

“Kryetari Abdixhiku e vlerësoi lart kontributin e David Phillips, të cilin e quajti mik të madh të Kosovës”.

Shpërndaje në: