Abdixhiku thërret seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

Abdixhiku thërret seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme qysh sot lidhur me planin franko-gjerman e marrëveshjen me Serbinë.

Kjo pasi sipas Abdixhikut, Kurti ka devijuar nga premtimet e tij.

“Unë nuk po të gjykoj kornizën e dialogut. Pyeta se çka është reflektuar në marrëveshjen që e ke pranuar në parim. Janë dy përgjigje shqetësuese: e para ke pranuar që nga një marrëveshje të obligueshme të pranosh në parim marrëveshje bazë jo finale. Sapo e pranove që po negocion marrëveshje që se ka njohjen në të. Nuk dhe përgjigje as për dëmet, as reciprocitetit të të drejtave, e as rishikimit të marrëveshjeve paraprake. Nuk po tregon cka po bëhet, por e ke pranuar dokumentin. Je i paqartë por e ke pranuar dokumentin në parim. Si mund të pranosh marrëveshje pa njohje. Duhet të thërrasim urgjentisht seanëc të jashtëzakonshme. Iu ftoj të gjithëve të japim 40 nënshkrimet sot të ndërprejmë çdo temë tjetër”, tha Abdixhiku.

Ai tha se seanca duhet të mbahet me dyer të mbyllura, ashtu siç kërkoi kryeministri Kurti.

Shpërndaje në: