Abdixhiku: Më vjen mirë që refuzuesit e vjetër të Demarkacionit janë zbutur

Abdixhiku: Më vjen mirë që refuzuesit e vjetër të Demarkacionit janë zbutur

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se i vjen mirë që refuzuesit e vjetër të demarkacionit, janë zbutur politikisht rreth kësaj çështjeje.

“Në zbutje e sipër e kanë zbutur qëndrimin politik. Seancën e sotme ua kishin borxh qytetareve tanë tre vjet më parë.

“Kosova nuk po falë tokë, mund t’i korrigjojë lëshimet, po i hapen dyert për Evropë”.

“Nenin 7 të marrëveshjes nuk e dëgjuat asnjëherë, ku thoshte se një trup e përbashkët mund të bënte korrigjimin”.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja akuzohet sot nga kundërshtarët politikë vetëm se nuk po mban inat.

“LDK ju ka refuzuar prandaj mbani inat për të. Hakmarrja s’është logjika me të cilën veprojmë. LDK nuk ua ka frikën, edhe pse ua ka njohur mbrapshtitë. LDK ka zgjedhur shtetin para pushtetit. LDK për asnjë çmim dhe karrige nuk do të vendoste interesin e shtetit në zare, kjo na ka dalluar me të gjithë juve. Sot nuk është ditë feste as mërzie, veç një ditë e zakonshme që duhej të ndodhte tre vjet më parë”.

Abdixhiku ka thënë se të gjithë ata që janë pjesë e Qeverisë Haradinaj duhet t’i kërkojnë falje ish kryeministrit, Isa Mustafa.

“Duhet t’i kërkoni falje një njeriu, që ia keni sulmuar shtëpinë e familjen dhe e shpallët tradhtar. Sot ia keni borxh një kërkim falje ish kryeministrit Mustafa, pasi ai kishte të drejtë dhe ju jo”.

Shpërndaje në: