Abdixhiku: Vogëlsia e tij Albin Kurti dënoi 25 mijë familje të mësuesve – po kërkon krizë se veç me kriza mbijeton ky

Abdixhiku: Vogëlsia e tij Albin Kurti dënoi 25 mijë familje të mësuesve – po kërkon krizë se veç me kriza mbijeton ky

Hakmarrës selektiv e ka quajtur Albin Kurti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“25 mijë familjeve kosovare ua ndali 400 euro rrogë, lider shembull, lider par ekselance, lider shembull a, kjo vogëlësi e tij, prej hakmarrësi është shenjë e politikës së tij.

Ka paguar të gjithë grevistët tjerë, por ka vendosur ti dënojë 25 mijë mësimdhënës kosovarë.

Nëse respektimi i ligjit qenka kërkesë, si është e mundur pra që ligji të vlejë për dikë e jo për të gjithë.

Kjo qeveri ose nuk e kupton ligjin ose e kupton mirë por janë hakmarrës. Në të dy rastet janë jokompetent dhe të padenjë.

Albin Kurti po kërkon krizë sepse krizën e ka mjet të mbijetesës, është mësuar të krijojë, jetojë e mbijetojë kriza e me to të mbijetojë.

Njerëzit e Kosovës janë lodhur me kriza e me beteja të parëndësishme”, tha Abdixhiku./Periskopi

Shpërndaje në: