Abdixhiku: Xhafa nuk ndalet kurrë së punuari për Vushtrrinë

Abdixhiku: Xhafa nuk ndalet kurrë së punuari për Vushtrrinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vizitoi sot komunën e Vushtrrisë, ku u prit nga i pari aktual i komunës, njëherësh kandidat për kryetar edhe për një mandat, Xhafer Tahiri, për të cilin tha se nuk ndalet kurrë së punuari për komunën e tij.

Me këtë rast, Abdixhiku, theksoi se, Xhafer Tahiri nuk ndalet kurrë së punuari për Vushtrrinë.

“Përpos të arriturave të jashtëzakonshme në mandatin e kaluar, Xhafa ka program të fuqishëm e të detajuar, brenda të cilit ka paraparë realizimin edhe të 10 projekteve vitale në katër vitet e ardhshme, rezultati i të cilave do ta bëj komunën tuaj lidere të zhvillimit për të gjithë”, tha Abdixhiku.

Kryetari Abdixhiku dhe i pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, fillimisht u takuan me të rinj nga kjo komunë.

“Qyteti juaj është i pari, LDK është e para dhe ju jeni të parët. Gjithmonë të parët e kanë bërë ndryshimin. Kjo u vërtetua edhe në qeverisjen e komunës tuaj nga Xhafa. Pra, kur të parët bëhen e qëndrojnë bashkë, Vushtrria e zë vendin e parë në zhvillim për të gjithë”, u tha Abdixhiku të rinjve.

Në fund të këtij takimi, kryetari Abdixhiku, theksoi se kryetari i tashëm dhe i ardhshëm i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në programin e tij ka planifikuar 8 projekte bazë në funksion të të rinjve, dhe që të gjitha do t’i përmbush me sukses, sepse atë që Xhafa e premton gjithmonë e realizon.

Ndalesën e radhës gjatë kësaj vizite, Abdixhiku dhe Tahiri e patën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, nga ku e falënderuan stafin shëndetësor për punën heroike që kanë bërë e po bëjnë në luftën kundër armikut global, Covid-19.

“Ju jeni dhe do të jeni heronjtë tanë përgjithmonë. Jeta është gjithçka, ndaj ju bëtë dhe po vazhdoni të bëni gjithçka për jetën tonë e të familjeve tona, duke e rrezikuar në vazhdimësi jetën tuaj e të familjarëve tuaj. Faleminderit me gjithë shpirt”, u tha Abdixhiku anëtarëve të stafit shëndetësor.

Më tej, Abdixhiku, potencoi faktin se, kryetari Tahiri përpos që ka bërë punë të dukshme e të shkëlqyer në sektorin e shëndetësisë gjatë mandatit të kaluar, për katër vitet e ardhshme ai ka edhe 9 projekte të detajuara që do të ndikojnë në avancimin dhe organizimin e mëtejmë të shëndetësisë, ku për rrjedhojë rritet edhe më shumë cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve.

Këtë vizitë, Abdixhiku dhe Tahiri e përmbyllën me një takim me mësimdhënës/e, ku në fjalën e tij, kryetari Abdixhiku, theksoi se ndryshimet në arsim në komunën e Vushtrrisë janë tepër evidente.

“Xhafa, në mandatin e tij të ardhshëm, ka planifikuar t’i realizojë edhe 13 projekte të cilat do ta transformojnë edhe më tutje këtë sektor të rëndësishëm. Xhafa, atë që e thotë edhe e bën, ngaqë e ka dëshmuar, sepse krejt premtimet e dhëna i ka përmbushur”, u ka thënë Abdixhiku të pranishmëve.

 

 * Artikull elektoral

Shpërndaje në: