Abdixhikut i del ajeti kuranor në tezën e doktoraturës: “Në emër të Zotit, mëshiruesit, mëshirbërësit”

Abdixhikut i del ajeti kuranor në tezën e doktoraturës: “Në emër të Zotit, mëshiruesit, mëshirbërësit”

Para disa muajsh, Lumir Abdixhiku u bë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] dhe personi i tij ka ngjallur kurreshtje në popull. Ai është me profesion ekonomist, por veprimtarinë ka vendosur ta shtrijë në politikë.

Për Abdixhikun nuk dihen shumë gjëra sa i përket jetës personale.

Por, një fakt interesant i zbuluar nga KosovaPost zbulon që ai ka pak lidhje me besimin islam.

Ky portal pretendon se Abdixhiku është mysliman i devotshëm, pasi ka shkruar një ajet kuranor në tezën e tij të doktoraturës, përcjell Periskopi.

“Në emër të Zotit, mëshiruesit, mëshirbërësit” – është një ajet i cilësuar si çelës, i çdo sureje në Kur-an, me të cilin Abdixhiku e hapë tezën e tij të doktoraturës.

Ai ka doktoruar në vitin 2013 në Staffordshire University Business School me temën “Përcaktorët e Evazionit të taksave të bizneseve në ekonomitë në tranzicion”.

“Për shumë kë, ky nuk është një fakt që çon peshë, e për shumë të tjerë mund të ketë relevancë. Në biografinë e Abdixhikut, natyrisht, figuron informata se kur dhe ku ka doktoruar ai. Madje edhe në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.” – shkruan KP.

Shpërndaje në: