Abdullahu: Ja pse Qeveria Hoti nuk mund të jetë normale në rrethana jonormale

Abdullahu: Ja pse Qeveria Hoti nuk mund të jetë normale në rrethana jonormale

Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se ‘ndoshta tash mund të cuditemi qe afro tre muaj kemi një qeveri normale’. Ndërkohë, analisti Faton Abdullahu në një shkrim në Facebook shkruan:

Pse nuk mund të jetë Qeveria Hoti normale në rrethana jonormale ?

Një mik imi duke e lavdëruar Kryemnistrin Hoti, thoshte se ai kurrë gjatë karrierës së tij nuk ka shkuar në punë me truproje, bile nganjëherë edhe këto ditë ndodh diçka e ngjashme. Përpjekja e tij ishte ta interpretoj z. Hoti dhe qeverisjen e tij si normale dhe vetë Kryeministrin normal që lehtë për këtë cilësi do të mund të ishte Kryeministër i Suedisë. Në të vërtetë kështu ngjashëm tha për Qeverinë e tij edhe vetë z. Hoti ditë më parë duke aluduar se janë të qetë, të urtë, e të zellshëm e jo si Qeveria Kurti problematik dhe agresiv. Mbase dikush mund të nxjerrë përfundime të tilla dhe ato të duken me vend dhe të vërteta kur Qeveria Hoti sot krahasohet me atë Kurti dje e cila krejt krejt po normale nuk ka qenë në asnjë segment. Por ka diçka tjetër këtu. Nëse e krahasojmë Qeverinë Hoti me rrethanat jo normale në shumë segmente në Kosovë sjellja dhe qeverisja ‘normale’ e Hotit është krejt jo normale. Është jo normale kjo Qeverisje dhe Kryeministri, për aq sa tek ne rrethanat nuk janë normale. Nuk janë normale sepse ndër ne ka shumë krim, korrupsion, keqpërdorime, gabime të mëdha, ngecje të shumta, etj, etj. Një Qeveri që nuk i përgjigjet krejt këtyre rrjedhave për t’i ndal apo minimizuar ato, për tu ndeshur me to pandalshëm, vetëm ajo, për veten e sajë mund të pretendoj se na qenka normale. Në të vërtetë ky nuk është normalitet, por hezitim, nuk është normalitet por anashkalim, është dro politike, që pretendohet të shitet si normalitet, zotnillëk suedez, dhe krejt kjo në vendin ku vlon krimi e keqpërdorimi. Me këtë normalitet kjo Qeveri i hedh pluhur eklipsues, krimit, korrupsionit e keqpërdorimit. Ajo Qeveri që e lufton krimin, Kryemnistri i saj duhet të mbrohet shumë dhe pandalshëm nga truprojat prej kriminelëve, sepse hajnave u preken interesat vitale. Ata hakmerren, dhe duhet mbrojtje nga ata. Përndryshe ajo çfarë po ndodh tash sa kohë krimi dhe korrupsioni vazhdon, ai nuk luftohet, për te gjithnjë e më rrallë flitet dhe kështu koekzistojnë korrupsioni në heshtje dhe ‘qeverisja me normalitet’ dhe ‘Kryeministri normal’.

 

Shpërndaje në: