Abdullahu: Nëse bën që në Presidencë të jetë flamuri Dardan, pse nuk bën të jetë edhe flamuri i UÇK-së?

Abdullahu: Nëse bën që në Presidencë të jetë flamuri Dardan, pse nuk bën të jetë edhe flamuri i UÇK-së?

Ish-kandidati i PDK’së për deputet, Faton Abdullahu ka dalë me një kërkesë pasi që Presidentja, Vjosa Osmani, ka vendosur flamurin e LDK’së brenda Zyrës së Presidentit.

Kërkesa e Abdullahut është që në Presidencë të vendoset edhe flamuri i Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës (UÇK) sepse, sipas tij, kohëve të fundit është anashkaluar prezenca ndaj vlerave të UÇK’së, transmeton Periskopi.

“Nëse bën që në Presidencë të jetë Flamuri Dardan, pse nuk bën të jetë edhe Flamuri i UÇK-së. Por, aty nuk është dhe as nuk ka qenë. Ky realitet duhet të ndryshoj. Duhet të ndryshoj sidomos tani. Pse ? Ka pasur një qasje të intensifikuar tash sa kohë, gjithsesi tinza, kundër vlerave të luftës e për rrjedhojë edhe qasje anashkaluese ndaj vetë vlerës, UÇK”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Edhe Flamuri i UÇK-së duhet të jetë në Presidencë.

Nëse bën që në Presidencë të jetë Flamuri Dardan, pse nuk bën të jetë edhe Flamuri i UÇK-së. Por, aty nuk është dhe as nuk ka qenë. Ky realitet duhet të ndryshoj. Duhet të ndryshoj sidomos tani. Pse ? Ka pasur një qasje të intensifikuar tash sa kohë, gjithsesi tinza, kundër vlerave të luftës e për rrjedhojë edhe qasje anashkaluese ndaj vetë vlerës, UÇK. Kjo qasje nga, dikur anashkaluese, tani pothuajse ka marrë karakter institucional. Kjo duhet të ndalet para se UÇK-ja të bëhet histori me dyshime, deri në histori që i duhen korrigjime.

Presidente bëhu gjithëpërfshirëse dhe unifikuese, vendose Flamurin e UÇK-së në Presidencë.

 

Shpërndaje në: