Abdullahu: Për raste tragjike si ky i fundit, qeveria ofron ngushëllime me fjalë patetike

Abdullahu: Për raste tragjike si ky i fundit, qeveria ofron ngushëllime me fjalë patetike

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, i ka quajtur “qeveri fjalamanash” qeverinë Kurti pas rastit tragjik në QKUK.

Sipas Abdullahut, për raste tragjike si ky i fundit, Qeveria Kurti po ofron ngushllime me fjalë patetike por jo edhe përgjegjësi morale, politike as qeverisëse.

“Qeveri fjalamanash, torturë fjalësh, mungesë veprimesh, populista kundër popullit”, ka shkruar Abdullahu.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Qeveritarë me fjalë

* Për raste tragjike si ky i fundit ofrojnë ngushllime me fjalë patetike por jo edhe përgjegjësi morale, politike as qeverisëse
* Për ditët e ftofta ofrojnë fjalë të bukura – e me fjalë nuk ngrohemi këtë dimër
* Për veriun që mbet pa pushtet e pushtojnë me fjalë të serta -ne fitum humbi Vuçiqi
* Për dialogun me Serbinë bëjnë monolog me fjalë – njohja në qendër ndërkaq – kanë mbetur në periferi
* Për papunësi ofrojnë shifra e fjalë që pos militantëve “tërpiana fjalësh” as vet nuk i besojnë.
* Për pro-amerikanizëm as fjalët nuk i kanë të qëlluara e le mo veprimet.
* Për Bashkim kombëtar nuk kanë më as fjalë
Qeveri fjalamanash
Torturë fjalësh
Mungesë veprimesh
Populista kundër popullit

Shpërndaje në: