Abdullahu përplaset me Shkëlzen Gashin për Gjykatën Speciale: Po i shpall fajtorët qysh tani, krejt po i di ti

Abdullahu përplaset me Shkëlzen Gashin për Gjykatën Speciale: Po i shpall fajtorët qysh tani, krejt po i di ti

Analisti Faton Abdullahu dhe ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi janë përplasur në një debat të organizuar në Shqipëri në lidhje me Gjykatën Speciale.

Abdullahu tha se Gashi po i shpall fajtor qysh tani shqiptarët dhe liderët e politikës që po akuzohen nga Gjykata Speciale.

“Unë kam dyshimin se siç po na i prezanton z.Gashi janë të gjitha të vërteta dhe janë Dick Martyt të vërteta, dhe fajtor po na i shpall qysh tani se cilët janë, unë flas mbi bazën e analizës dhe një ashtu edhe z.Gashi, po nuk i jap të drejt vetës të them se këta janë fajtor, këta kanë bërë këtë”, tha Abdullahu.

Gashi ju është kundërpërgjigjur Abdullahut se kjo nuk është e vërtetë pasi ai nuk përmendi emra dhe duke shpallur fajtorët.

“Kush tha që janë fajtor, unë nuk e thash asnjëherë që këta janë fajtorët”, tha Gashi duke iu kundërpërgjigjur Abdullahut.

Abdullahu tha se fjalët si i tha Gashi i bie të jetë ashtu sipas tij.

“E sille muhabetin ashtu që erdhe ashtu deri tek puna”, tha Abdullahu.

Gashi tha se Gjykata Speciale do të vendos se kush është i fajshëm dhe kush është i pafajshëm.

“Nuk e thash asnjëherë që këta janë të fajshëm, është Gjykata Speciale ajo që vërteton a janë fajshëm apo jo , nëse janë të pafajshëm i liron, nëse janë të fajshëm i dënon”, tha Gashi, transmeton Gazeta Metro.

Abdullahu ju përgjigj Gashit duke i thënë se po flet si po i konvenon dhe po i di të gjitha.

Po ashtu analisti Abdullahu ftoi Gashin të publikon emrat fajtor nëse po i di.

“Kur po të konvenon po thu nuk e dim çfarë ka, kur po të konvenon diçka tjetër po thu e dimë çka ka, e dimë se ku janë fajtorët, e dimë se pushtetarët se çfarë kanë ba, gjitha po i din ti dhe gjitha po i argumenton, por kur po të konvenon ndryshe po thu se dimë”, tha Abdullahu.

“Ti po dinë shumë dhe po tregon, tregoj emrat pro, tregoj emrat, bindëm mu”, tha Abdullahu në Top Channel.

Shpërndaje në: