Abdullahu: Vuçiqi nuk është doktor, por Kurti është bërë për doktor

Abdullahu: Vuçiqi nuk është doktor, por Kurti është bërë për doktor

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka komentuar statusin e kryeministrit Albin Kurti të publikuar gjatë së martës në Twitter.

Abdullahu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kryeministri “e ka mirë, Vuçiqi nuk është doktor”.

Megjithatë, sipas tij “Kurti është bërë për doktor, për doktor politik”.

“Mirë e ka Kurti – Vuçiqi nuk është Doktor. Por Kurti vet oshtë bo për Doktor. Për Doktor politik. E diagnoza është rritja e niveli të tërpisë për pushtet.  ka shkruar ai.

Ndërkohë, kryeministri në postimin e tij la të kuptohet se kishte bërë një propozim për Asociacionin.

“Pasi refuzoi të nënshkruante marrëveshjen e 27 shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri të nënshkruante Aneksin e 18 marsit, presidenti i Serbisë kishte refuzuar ofertën time gjeneroze për vetëmenaxhimin e serbëve, në një asociacion që e kisha draftuar dhe propozuar. A është ai Dr. No apo Z. Nyet? Epo, e dimë që nuk është doktor,  ka thënë z. Kurti.

 

Shpërndaje në: