Abrahamit i duhet vetëm edhe tri gola që ta barazojë sezonin më të mirë të Rashfordit në karrierë
Pas humbjes 4-0 të Chelseat kundër Manchester Unitedit, shumë fansa e menduan më të keqen.
“Të Kaltërit” nuk arritën të përforcohen gjatë verës për shkak të pezullimit nga FIFA, por Frank Lampard po i shfrytëzon për mrekulli talentët e rinj, raporton Periskopi.
Të gjitha 11 golat e Chelseat të shënuar në ligë deri tani kanë ardhur nga lojtarët e rinj që kanë dalë nga akademia e klubit.

Shtatë prej tyre kanë ardhur nga Tammy Abraham, i cili realizoi hattrick në fitoren 5-2 kundër ëolvesit.
Aspak keq, apo jo?
Dhe kur e krahasoni këtë statistikë në kohën e Marcus Rashfordit si 21-vjeçar, duket edhe më impresive.
Rashford tani po luan në sezonin e pestë në Premier League, dhe ende nuk e ka kaluar kuotën e dhjetë golave të realizuar brenda një edicioni.
Gjithashtu, ylli i Unitedit ende nuk ka shënuar asnjë hattrick në kampionat. /Periskopi.com/
Tammy Abraham needs 3 goals to equal Rashford’s Best season at United? ???
— JAGS (@EtniesJags) 14. September 2019



