Abrashi lajkaton Veselin, thotë se PDK nuk është kundër buxhetit

Megjithatë, ai thotë se nuk sheh vullnet tek partnerët e koalicionit qe të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Abrashi, i cili mban postin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverinë Mustafa ka thënë në emisionin ‘Fakt Plus’ se intervista e kreut të PDK-se, Kadri Veseli është nxjerre prej konteksti.
Në këtë intervistë ai ka folur edhe për buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili sipas tij, do ta shndërroj vendin në një kantier të ndërtimi. Ndërsa ka mohuar zërat se PDK është e pakënaqur me linjat buxhetore të ndara për vitin 2017.
Ai pret qe buxheti të kalojë në Kuvendin e Kosovës me disa kundërshtime të vogla të deputetëve.
E sa i përket liberalizimit të vizave, Abrashi ka thënë se po punohet qe të përmbushen kriteret duke shtuar se ende nuk janë humbuar afatet qe në fund të vitit të ndodhë liberalizimi i vizave.