Abrashi – VV’së: Avokuesit e bashkimit kombëtar u larguan me Shqipërinë, u afruan me fqinjët tjerë

Abrashi – VV’së: Avokuesit e bashkimit kombëtar u larguan me Shqipërinë, u afruan me fqinjët tjerë

Deputeti i LDK-së thotë se është e pakuptimtë që Kosova nga nesër të mos e hapë kufirin me Shqipërinë. Ai ka goditur Vetëvendosjen, duke thënë se avokuesit e bashkimit kombëtar janë largu me Shqipërinë e janë afru me fqinjët tjerë:

Ai shkruan:

Meqë Shqipëria ka vendosur ta hapë kufirin për Kosovën prej të hënës (neser), është e pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë.

Për bashkëpunim ndërshtetëror dhe kombëtar, duhen veprime konkrete e jo propagandë populliste.

Çuditërisht, avokuesit e bashkimit kombëtar janë largu me Shqiperinë, e janë afru me fqinjët tjerë!

 

Shpërndaje në: