Absolutisht idioteske: Atl Madrid mbetet me dhjetë lojtarë pas ndërhyrjes pa pikë nevoje të Felipe ndaj Mane

Absolutisht idioteske: Atl Madrid mbetet me dhjetë lojtarë pas ndërhyrjes pa pikë nevoje të Felipe ndaj Mane

Gjërat sapo janë lehtësuar për Liverpoolin edhe më shumë, derisa po avancon 2-0 si nikoqir i Atletico Madridit në Champions League.

Kjo pasi madrilenët kanë mbetur me dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e 36 pas përjashtimit të Felipe me të kuq direkt, shkruan Periskopi.

Në një episod krejtësisht të çmendur, ylli i Atleticos vendosi të ndërhynte brutalisht nga prapa në Sadio Manen, i cili veç sa kishte nisur një kundërsulm dhe gjendej thellë në pjesën e fushës së vet dhe me shumë kundërshtarë përpara.

Shikoni më poshtë ndërhyrjen e panevojshme të Felipes. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: