Acarohet kryesindikalisti i Telekomit: Ushtruesen e detyrës muj me ngreh zhegë me qitë jashtë

Acarohet kryesindikalisti i Telekomit: Ushtruesen e detyrës muj me ngreh zhegë me qitë jashtë

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Bala, është tensionuar teksa po fliste për “gjakderdhjen financiare” në këtë ndërmarrje shtetërore.

Ai ka thënë se një kryeshef ekzekutiv i cili vjen në Telekom duhet të konkurrojë dhe të japë përgjegjësi për punën që bën.

Ndërkohë, Bala u shpreh se ushtruesen e detyrës së kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hana, mund ta ngrejë “zhagë dhe me qitë jashtë”.

Megjithatë, sipas tij kur shkaktohet dëmi duhet të kërkohet përgjegjësia.

“Tash kanë bërë shkelje. Çka me lyp kur ushtruesi i detyrës i kryeshefit e bën një keq-menaxhim, se ai thotë jam u.d., m’kanë qitë qaty, ku don me çu ti?. Ai që vjen kryeshef ekzekutiv konkurron edhe fiton edhe jep përgjegjësi. Ne s’jemi hajgaregji. Sa më shpejt duhet me kon ki punë. Unë du me pasë punë me ni shef ekzekutiv, pikë. Unë ushtruesen e detyrës muj me kap edhe me dal jashtë me ngre zhagë me qit jashtë”, tha ai në Kanal 10.

“Por kur e bën dëmin, s’ki ku shkon me lyp përgjegjësi. Edhe njerëzit brenda Bordit, ma kanë thënë se nuk po munden me hap konkurse. S’po munden sepse kanë individë të caktuar”, shtoi Bala.

Shpërndaje në: