“Ademi e Hamëza në mes të prindërve”, Gërxhaliu tregon se si u vendos të varrosen të vrarët e Familjes Jashari

“Ademi e Hamëza në mes të prindërve”, Gërxhaliu tregon se si u vendos të varrosen të vrarët e Familjes Jashari

Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IMLK), Arsim Gërxhaliu, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7 ka rrëfyer detaje interesante nga zhavrrimi i familjes Jashari në vitin 2002 dhe si ishte vendosur të rivarrosen.

“Me bacën Rifat, sepse baca Rifat e fitoi njëfar besimi dhe unë dhash ide. Një herë më shkoi mendja që rivarrimin ta bënim në formën e shqiponjës, por profesor Fehmiu, arkitekti erdhi dhe tha se ky vend do të rregullohet dhe duhet llogaritur këtë pjesë dhe vendosëm t’i bënim tri rende me varre”, ka thënë Gërxhaliu.

Renditja e të vrarëve të familjes Jashari ishte ide e përbashkët që fillon nga kryeplaku i familjes, Shaban Jashari, në mes Hamza e Ademi dhe pastaj nëna Zahide.

” Në rendin e parë është familja e ngushtë e komandantit 20 anëtarë. Fillon me kryeplakun babën Shaban, Hamëza, Ademi dhe nëna. Pra dy prindërit dhe dy trimat në mes. Në pjesën e mesme ajo tradita jonë që e ruajmë botën femrore në mes, sipas moshës të të tre vëllezërve dhe në anën tjetër në skaj është nipi më i madh i cili filluar ta marr qesën e babgjyshit Shabanit, Fitimi dhe nga ai janë të renditur deri te Blerimi më i vogëli dhe takohen në mes Blerina me Blerimin si të më vegjlit”, ka thënë Gërxhaliu./Periskopi/

Shpërndaje në: