Ademi reagon pas sulmit ndaj presidentit të FSHF-së Armand Duka

Ademi reagon pas sulmit ndaj presidentit të FSHF-së Armand Duka

Pas sulmit me mjet eksploziv, respektivisht me tritol drejt shtëpisë së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka, ka reaguar presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Presidenti i FFK-së Ademi përmes llogarisë së tij “Facebook” e dënoi këtë akt, duke e cilësuar si ngjarje të rëndë për futbollin shqiptar dhe Shqipërinë si shtet në përgjithësi.

Më tej, presidenti Ademi i ofroi mbështetjen e tij dhe të komunitetit të futbollit kosovar presidentit Duka, duke kërkuar që sa më shpejtë të zbardhet ky rast.

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Dukës në “Facebook”.

https://www.facebook.com/AgimAdemiOfficial/photos/a.126777769115069/472790951180414/?type=3

Shpërndaje në: