Aderimi i ri në VV tregon si e kishte dënuar me pushkatim ministrin Kuqi: Ia thirra prindërit me pa për herë të fundit

Aderimi i ri në VV tregon si e kishte dënuar me pushkatim ministrin Kuqi: Ia thirra prindërit me pa për herë të fundit

Sokol Dobruna, ish kryetari i Gjykatës Ushatarake të UÇK-së ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje – me vetë kryetarin Albin Kurti që e ka bërë prezantimin e tij. 

Por, e kaluara e Dobrunës është më shumë e lidhur me liderët e luftës së UÇK-së që po gjykohen në Hagë se sa me z.Kurti dhe Vetëvendosjen.

Një aderim i tillë e përforcon edhe më shumë nacionalizmin e partisë së Kurtit – që thirret nganjëherë si parti e majtë progresive.

Por, cilat janë qëndrimet politike të Dobrunës?

Dobruna kishte qenë kundër themelimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke e quajtur një gjë ët tillë “shkelje të Kushtetutës” dhe gjë “moralisht të palejuar”.

“Asnjë shtet në botë nuk do të kishte lejuar të formohet një gjyq ndërkombëtar”, ka thënë ai gjatë emisioni “Info Magazine”.

Dobruna, i cili është gati 80 vjeçar, më tej ka folur edhe për rolin e Gjykatës Ushtarake të UÇK-së.

Ai është bërë i njohur edhe për dënimin me pushkatim që i kishte bërë Blerim Kuqit, anëtar aktual i AAK-së dhe ministër në Qeverinë Hoti.

“Paraprakisht dua të ju tregoj se në Gjykatën Ushtarake kemi pas Kodin Penale të Luftës, dhe Kodin e Ekzekutimeve penale. Unë personalisht e kam dënuar njeriun me pushkatim, Blerim Kuçin. Bile, unë e kam thirr prindin me pa për herë të fundit. Edhe baba edhe nëna kanë qenë”, ka thënë ai, duke shtuar se i është referuar ligjeve të ish-Jugosllavisë.

Shpërndaje në: