Adhuruesi i VV-së pikturon Albinin, i del Skënder Hyseni

Adhuruesi i VV-së pikturon Albinin, i del Skënder Hyseni

Nje adhurues i Vetëvendosjes ka publikuar në grupin #me kryeministrin pikturën e bërë për nder të kryetarit të kësaj partie, z.Albin Kurti.

Megjithëse piktori duket se ka talent, vijat trupore duken mjaft të përafërta me Kurtin, por ato fytyrore duken më të afërta me koordinatorin për dialog, z.Skënder Hyseni, transmeton Periskopi.

Në fakt, i pikturuari duket sikur Kurti të kishte ndonjë lidhje familjare me Skënder Hysenin.

Sot Kurti ka bërë të ditur se është infektuar me Covid-19, e për të cilën i dëshirojmë shërim të shpejtë./Periskopi/

Shpërndaje në: