Administrata Biden nuk do të dërgojë armë me rreze të gjatë drejt Ukrainës, së paku tani për tani

Administrata Biden nuk do të dërgojë armë me rreze të gjatë drejt Ukrainës, së paku tani për tani

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, duket se nuk do të ndryshojë qasjen e saj sa i përket ndihmës ndaj Ukrainës në luftën kundër Rusisë, thanë burimet për CNN dhe është duke kundërshtuar tani për tani disa prej kërkesave të Ukrainës për armë- edhe pse forcat ukrainase kanë shënuar fitore të mëdha dhe kanë rikthyer mijëra kilometra territore nga Rusia ditëve të fundit, përcjell Periskopi.

Zyrtarët amerikanë përgjithësisht momentumin e Ukrainës e shohin si dëshmi që llojet e armëve dhe inteligjenca që perëndimi ka ofruar drejt Ukrainës ka qenë efektive. Ata gjithashtu kanë dyshime se është ende shumë herët që progresi i fundit i Ukrainës të quhet si pikë kthyese, duke paralajmëruar se Rusia është ende larg të qenit forcë e shpenzuar ushtarakisht.

Zyrtarët nuk besojnë se pikëpamja në fushën e betejës ka ndryshuar mjaftueshëm sa për të urdhëruar një kapërcim dramatik të strategjisë në periudhën afat shkurtër, pavarasësisht kërkesave të fundit të ligjvënësve ukrainas për më shumë tanke dhe sisteme raketore drejt Pentagonit. Deputetët ukrainas besojnë se këto dërgesa do të ndihmonin për të ruajtuar tempon dhe për të ruajtur territorin që forcat ukrainase kanë rifituar.

Por, së paku, tani për tani, Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshme të furnizojnë forcat ukrainase me Sisteme Taktike Raketore, kërkesë që është bërë për muaj të tërë, thanë zyrtarët për CNN.

Këto sisteme taktike kanë një rreze deri në 300 kilometra. Administrata ende është e mendimit se këto dërgimi i këtyre sistemeve mund të ishte përkeqësuese për shkak se mund të përdoreshin për të sulmuar Rusinë. Tani për tani, maksimumi i rrezeve të armëve që ShBA ka dërguar në Ukrainë është rreth 80 kilometra. /Periskopi/

Shpërndaje në: