Adnan Januzaj nominohet për golin më të bukur të Botërorit (Video)

Futbollisti i Kombëtares së Belgjikës, me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj është nominuar për golin më të bukur në Kampionatin Botëror të Futbollit- Rusia 2018.
Januzaj kishte shënuar gol në ndeshjen me Anglinë.
Në mesin e 18 golashënuesve, nuk janë listuar golat e dy shqiptarëve të tjerë të Kombëtares së Zvicrës, ajo e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Për realizimin e golave të bukur janë nominuar edhe lojtarët e njohur si Lionel Messi, Christiano Ronaldo, Luka Modriç e të tjerë.
FIFA ka publikuar edhe linkun për futbolldashësit që të votojnë për golin e tyre të preferuar në Kupën e Botës, të cilin e gjeni këtu https://www.fifa.com/worldcup/videos/goal-of-the-tournament/?_branch_match_id=547389742072692445
Fituese e Kampionatit Botëror u shpallë Franca, pasi mposhti Kroacinë me rezultat 4:2, mbrëmjen e së dielës.