Adoleshentja vret veten pasi Ishte ngacmuar për peshën (Foto)

Adoleshentja vret veten pasi Ishte ngacmuar për peshën (Foto)

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, 18-vjeçarja kreu vetëvrasje pasi vuante nga “ngacmimet e pamëshirshme”.

Madje, Brandy u dërgoi një mesazh familjarëve të saj, ditën që shqetësimet, gjegjësisht ngacmimet kishin arritur kulmin, së paku sipas saj.

“Ju dua aq shumë dhe ju lutem mos e harroni këtë. Më vjen keq për gjithçka”, kishte shkruar ajo në mesazhin dërguar familjarëve.

Pas marrjes së mesazhit pikëllues, motra e saj 22-vjeçare, Jacqueline, thuhet se u kishte telefonuar prindërve dhe gjyshërve të saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ata nxituan në shtëpi menjëherë. Megjithatë, kur Jacqueline mbërriti, ajo thuhet se dëgjoi Brandyn që po qante në dhomën e saj dhe nxitoi për të shkuar tek ajo.

“Ajo e kishte drejtuar armën kah gjoksi i saj dhe vetëm po qante. I kërkova të mos e bënte”.

Pas arritjes, shtohet më tej, e gjithë familja kishte tentuar ta bindnin atë të mos bënte një gjë të tillë, por jo, ajo kishte marrë vendimin.

Pasi kishte shtënë në vete, para të dashurve të saj, Brandy thuhet se u dërgua në një spital lokal, ku u deklarua e vdekur.

Sipas motrës së saj, Jacquline, Brandy u ngacmua shpesh për peshën e saj dhe ishte ngacmuar në internet nga njerëzit që krijuan llogari të rreme Facebook. /Telegrafi/

aa2

aa3

aa4

aa5

Shpërndaje në: