Adresimi i Zelenskyt në Samitin e G7: Kemi nevojë për sisteme ajrore, dua që lufta të përfundojë deri në fund të vitit

Adresimi i Zelenskyt në Samitin e G7: Kemi nevojë për sisteme ajrore, dua që lufta të përfundojë deri në fund të vitit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, të hënën ka kërkuar nga liderët botërorë të rrisin mbështetjen e tyre për Ukrainën nëpërmjet armëve dhe sanksioneve teksa ai iu adresua Samitit të G7 nëpërmjet një videolidhjeje nga Kievi pasi që kryeqyteti u godit nga sulmet e para ruse pas disa javësh, shkruan Reuters, përcjell Periskopi.

Në adresimin e drejtuar Samitit që po mbahet në Alpet bavareze, Zelensky kërkoi sisteme mbrojtëse anti-ajrore, më shumë sanksione kundër Rusisë dhe garancione të sigurisë, ka thënë një zyrtar evropian në kushte të anonimitetit.

Në provincën jugore të Luhanksut, në anën tjetër, guvernatori bëri thirrje që civilët të largohen nga qyteti i Lysychansk- qyteti i madh i fundit që ende është ende nën kontrollin e trupave ukrainase.

Tutje, dy diplomatë evropianë thanë se presidenti ukrainas u ka thënë liderëve botërorë se ai dëshiron ta përfundojë luftën deri në fund të vitit, para ardhjes së dimrit, shkruan Sky News. /Periskopi/

Shpërndaje në: