Adriatik Kelmendi ka dy fjalë për koalicionin PDK-AAK-NISMA
Gazetari Adriatik Kelmendi ka shënuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, rreth zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.Kelmendi ka thënë që qytetarët e Kosovës nuk duhet të befasohen aspak rreth këtyre koalicioneve.Shënimi i plotë:
Më së shumti po më dhimbseni ju qytetarë e votues që po i jepni zor në Facebook.
Mos u nxejni dhe mos u befasoni nëse pas 11 qershorit do ta kuptoni se u arrit koalicioni qeveritar LDK-AKR-Al dhe PDK-AAK-Nisma.
Ose edhe koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe LVV.
Se nëse nuk do të kishte gjasa reale për këto koalicione, atëherë qysh sonte LDK-AKR-Al e LVV do t’i ndalnin sulmet ndaj njëra-tjetrës dhe t’ia bënin përhajr vetvetes qeverinë e përbashkët!



