Aeroplani ateron vetëm pak centimetra nga turistët (Video)

Aeroplani ateron vetëm pak centimetra nga turistët (Video)

Një video dramatike në momentin kur një aeroplan fluturon pak metra mbi turistët në Greqi po bën xhiron e Internetit.

Një aeroplan i një aviokompanie britanike u filmua në aeroportin e Skiathosit në Greqi derisa po i afrohej pistës për të ateruar.

Aeroporti i Skiatosit nga entuziastët e aviacionit njihet si “St Maarteni i Evropës” për shkak të pistës së aterimeve të ulëta, shkruan Periskopi.

Aeroporti në ishullin grek është tashmë një atraksion shumë popullor për turistët.

Njerëzit vazhdimisht paralajmërohen që të mos afrohen afër pistës, me një shenjë që qartë thotë: “Rrezik. Ju lutemi të rrini larg nga pista.”

Shpërndaje në: