Aeroporti ushtarak sekret në Sllatinë

Aeroporti ushtarak sekret në Sllatinë

Ish ushtria jugosllave, kodrën e Goleshit e kishin shndërruar në mit dhe thuajse askush nuk mund të futej brenda , përveç banorëve.
Në pjesën juglindore ndodhet tuneli që dërgon tek vendi kryesor. I gjatë 430 metra, ky tunel është shfrytëzuar edhe si hyrje dikur. Është i fshehur nën kodër, pranë saj gjendet edhe pista që vazhdon nga aeroporti civile i Prishtinës deri në këtë bazë të fshehur.
Ka dy hyrje dhe dy dalje dhe është ndërtuar në fund të viteve të ’60-ta, e teknika thuajse nuk ka mbetur. Brenda tij ruhet edhe mazut, ndërsa ka shumë mbishkrime në gjuhën sllave.
Mbi tunel ka edhe hyrje alternative, e normalisht që edhe antena.

Aty ka vetëm murale të aeroplanëve dhe pilotëve të dikurshëm ushtarak

Shpërndaje në: