Afër 1 milionë e gjysmë doza të vaksinës anti-COVID të administruara deri më tani në Kosovë

Afër 1 milionë e gjysmë doza të vaksinës anti-COVID të administruara deri më tani në Kosovë

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër Covid-19 në Kosovë. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Me dozën e parë janë vaksinuar 823.857 qytetarë. Kurse deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kujtojmë që në Kosovë jepen vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca.

Shpërndaje në: