Afër 4 mijë vota diferenca në mes të Fadil Nurës dhe Bekim Jasharit

Afër 4 mijë vota diferenca në mes të Fadil Nurës dhe Bekim Jasharit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 17 tetorit që u mbajtën në gjithë komunat e vendit.

Përmes një mbledhje të mbajtur nga ana e KQZ’së e kryesuar nga kryetari Kreshnik Radoniqi, ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale për Komunën e Skenderajt

Sipas këtyre rezultateve, zgjedhjet në Skenderaj përfunduan me raundin e parë, ku fitues del Fadil Nura me 57.9% apo 13 mijë e 123 vota.

Pas tij radhitet Bekim Jashari me 40.7% të votave apo 9 mijë e 236.

Ndërsa i treti është Sokol Halili me 1.4% të votave.

Shpërndaje në: