Afërdita Dreshaj marton vëllain, e gjithë vëmendja te modelja dhe motra e saj

Afërdita Dreshaj marton vëllain, e gjithë vëmendja te modelja dhe motra e saj

Afërdita Dreshaj përmes llogarisë së saj ka treguar se ka martuar vëllain e saj.

Modelja e njohur ka publikuar imazh dhe video nga ceremonia martesore ku përveç nuses dhe dhëndrit vëmendje morën edhe ajo dhe motra e saj Jehona.

Të veshura me fustane të njëjtë dy motrat Dreshaj kanë shkëlqyer derisa dukeshin të lumtura për martesën e vëllait të tyre.

“Vëllai im u martua! Urime për vëllain tim dhe motrën time të re” ka shkruar Afërdita.

Së bashku me Afërditën, i pranishëm në dasmë ishte edhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl.

 

 

Shpërndaje në: