Afganët në Shqipëri, shëtitje dhe argëtim, fëmijë e të rritur mbushin rrugët (FOTO)

Afganët në Shqipëri, shëtitje dhe argëtim, fëmijë e të rritur mbushin rrugët (FOTO)

FOTOT/ Afganët e Qytetit Student, shëtitje dhe argëtim, fëmijë e të rritur mbushin rrugët

Qytetarët afganë duket se po mësohen shpejt me jetën e tyre të re në Qytetin Studenti.

607 qytetarë afganë mbërritën në vendin tonë vetëm këtë javë, si rezultat i pesë fluturimeve.

Disa prej qytetarëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës dhe Shëngjin. Fëmijët tashmë po përjetojnë një tjetër realitet dhe shihet teksa luajnë të qetë e të lumtur në oborret e konvikteve.

Burra e gra afganë, shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit duke përshkruar ambientet e Qytet Studentit, ndërsa disa prej tyre mbajnë telefona në duar.

 

Policia e ka rrethuar zonën më shirit në mënyrë që qytetarë të tjerë të mos hyjnë në këtë hapësirë.

 

Shpërndaje në: