Afganët të zhytur në mjerim: Njerëzit po shesin veshkat për ushqimin e familjes

Afganët të zhytur në mjerim: Njerëzit po shesin veshkat për ushqimin e familjes

Gjithnjë e më shumë njerëz të varfër në Afganistan po marrin vendime dëshpërimi, ndërsa vendi i tyre po rrëshqet drejt varfërisë, me disa syresh që madje po marrin masën drastike të shitjes së organeve të tyre.

Në provincën perëndimore të Heratit njerëzit në nevojë të madhe për para kanë rrezikuar jetën e tyre duke shitur veshkat. Ekonomia e vendit të varur nga ndihmat ishte tashmë në rënie kur talebanët morën pushtetin në mes të gushtit, mes një tërheqjeje kaotike të trupave të SHBA-së dhe NATO-s.

Komuniteti ndërkombëtar ngriu asetet e Afganistanit jashtë vendit dhe ndaloi të gjitha financimet duke mos dashur të bashkëpunonte me qeverinë talebane, shkaku i reputacionit famëkeq gjatë sundimit 20 vjet më parë.

Pasojat kanë qenë shkatërruese për një vend të goditur nga katër dekada lufte, me mungesën e vendeve të punës dhe me rritjen e sfidave ekonomike që godasin më së shumti anëtarët më të cenueshëm të shoqërisë.

Shpërndaje në: