Afganistan: Më shumë se 600 gazetare mbesin pa punë

Afganistan: Më shumë se 600 gazetare mbesin pa punë

Gazetaret gra në Afganistan po detyrohen që të lënë punën dhe po iu thihet të rrinë në shtëpi pavarësisht premtimeve të talebanëve për t’i lejuar që të punojnë dhe të respektojnë lirinë e medias.

Reporters Sans Frintieres [RSF] thotë që beson se më pak se 100 nga 700 gazetaret gra në Kabull janë ende në punë dhe vetëm një pjesë e vogël po punojnë nga shtëpia në dy provincat tjera afgane.

Të tjerat janë sulmuar dhe ngacmuar, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Duke i ndalur zërat e grave në media, talebanët janë në proces që të heshtin gratë e vendit, thuhet në raport.

Prej që talebanët morën kontrollin e vendit më 15 gusht, një hulumtim nga RSF-ja gjeti se shumica e grave në organizatat mediale iu kishin thënë gazetareve gra që të mos punonin më.

Organizatat mediale në Kabull i kishin pasur 700 gazetare në vitin 2020. /Periskopi 

Shpërndaje në: