Afrikani dhjetë herë më i pasur se Behgjet Pacolli: Do ta blej Arsenalin vitin e ardhshëm

Afrikani dhjetë herë më i pasur se Behgjet Pacolli: Do ta blej Arsenalin vitin e ardhshëm

Njeriu më i pasur i Afrikës, Aliko Dangote – i cili ka një pasuri prej 10 miliard dollarëve amerikanë – ka thënë se po planifikon ta blejë Arsenalin në vitin 2021.

62-vjeçari është pronar i një kompanie multinacionale, e cila merret me produkte si cementi, sheqeri, kripa dhe metale, transmeton Periskopi.

Stan Kroenke aktualisht zotëron përqindjen më të madhe të aksioneve tek Arsenali. Biznesmeni nigerian ka thënë se do ta konsiderojë blerjen e klubit kur të jetë i gatshëm.

“Është një skuadër që, po, do të dëshiroja ta bleja një ditë, por ajo që vazhdoj të them është se kemi projekte me vlerë 20 miliard dollarëshe dhe në këtë dëshiroj të koncentrohem aktualisht,” tha Dangote.

“Po mundohem ta përfundojë ndërtimin e kompanisë dhe pasi të kryej këtë punë, ndoshta në vitin 2021 do ta blej.

“Nuk do ta blej menjëherë. Do ta blej Arsenalin kur t’i përfundojë këto projekte sepse po mundohem ta dërgoj në një nivel tjetër kompaninë.”

Përndryshe, Dangote është dhjetë herë më i pasur se Behgjet Pacolli, vlera aktuale e të cilit është 900 milionë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: