Afrimi i seancës për demarkacionin shton presionet mbi deputetët

Afrimi i seancës për demarkacionin shton presionet mbi deputetët

Sa më shumë që po afrohet dita e seancës për demarkacionin, aq më shumë po shtohen presionet mbi deputetët.

Gati çdo ditë, presidenti e kryeministri bëjnë deklarata duke u kërkuar deputetëve që ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, e ata që janë kundër, për kryeministrin nuk i përfaqësojnë interesat e shtetit të Kosovës, raporton KTV.

Por, deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi, që është njëri nga kundërshtuesit më të fuqishëm të formës aktuale të demarkimit të kufirit po pret që më 1 shtator kjo marrëveshje të mos kalojë.

Ai beson se pavarësisht presioneve e shantazheve, deputetët do të jenë në nivelin e detyrës, duke ruajtur interesat e shtetit.

Shkrimet e deklarimet e krerëve shtetërorë, Valmir Ismaili nga shoqëria Civile po i sheh si presion publik.

Vetëvendosje ka thënë se do të protestojë brenda e jashtë kuvendit, për të parandaluar kalimin e kësaj marrëveshjeje, ndërsa AAK-ja e Nisma kanë thënë se do të mundohen me votë kundër ta rrëzojnë këtë marrëveshje.

Shpërndaje në: