Me afrimin e zgjedhjeve LDK nis vajtimet për vrasjet politike nga SHIK-u

Me afrimin e zgjedhjeve LDK nis vajtimet për vrasjet politike nga SHIK-u

Besa Gaxherri, deputete e LDK’s ka thane se kur te flitet per zgjedhje, si nga pozita ashtu edhe nga opozita duhet me pase reflektim serioz ngase nuk mundet me ece ky vend me shantazhe.

Ajo ka thane se ky vend duhet me kane i lumtun qe ne nji klime kaq te brishte politike dhe ketij presioni kaq te madh, kjo qeveri ka arrite me miratue nji buxhet prej 2 miliarde euro.

Gaxherri per kete arritje madje ka thane se merita i takon dy personave e ata jane Isa Mustafa e Avdullah Hoti, madje ajo i ka quejt personalitete te kalibrit europian.

Besa ka thane se strukturat e LDK’s nuk kane diskutue se asht kerkue prej partnerit te koalicionit ne kete rast per zgjedhje.

Ajo ka theksue se kjo qeveri ne kete klime te keqe politike, ka arrite me ba projekte te medhaja politike sikur asht Trepca, Energjetika dhe projekte tjera te randesishme.

Gaxherri ka kerkue edhe nga Veseli me qene edhe ma serioz kur ka me i permend zgjedhjet, ngase ka pergjegjesi politike, tue thane se nuk kane nevoje me u shqetesue qytetaret.

Derisa per nismen e Thacit me i hetu vrasjet e luftes dhe mbasluftes ajo ka thane troc se ne nji vend normal kjo nuk duhet me ndodh, por Kosova asht e tille dhe ketu edhe presidenti nderhyn ne drejtesi.

Ajo ka thane se LDK kerkon hapun prej Prokurorise me zbardh edhe vrasjen e fundit te veprimtareve te LDK’s, por jo nga Presidenti.

Ajo ka thane se krejt na i kemi drejtu gishtat prej SHIK’ut ngase askush tjeter nuk ka muejt me i ba.

Keto komente Gaxherri i ka ba ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.

Per ma shume shihne videon e plote:

Shpërndaje në: