Afro 13 mijë të shëruar nga Covid-19 në Kosovë, mbesin mbi 1 mijë raste aktive

Afro 13 mijë të shëruar nga Covid-19 në Kosovë, mbesin mbi 1 mijë raste aktive

Numri i madh i të shëruarve është paraqitur në javët e fundit në Kosovë. Aktualisht 12 mijë e 900 pacient kanë fituar betejën me Covid-19.

Derisa në dy javët e fundit është raportuar rënie e rasteve të reja me Covid-19, shqetësuese mbetet numri i vdekjeve. Aktualisht kemi 616 viktima si pasojë e këtij virusit.

Që nga 13 marsi kur u raportuan rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve pozitive është 15 mijë 270 nga 63 mijë 638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Aktualisht numri i rasteve aktive me Covid-19 është 1 mijë e 754, derisa numri i vdekjeve ka shkuar në 616.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 528 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka njoftuar sot IKSHPK.

IKSHPK, sot ka njoftuar se situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Shpërndaje në: