Afrona Dika shkëlqen në pushime para martesës, ka një mesazh për Bleron

Afrona Dika shkëlqen në pushime para martesës, ka një mesazh për Bleron

Ditët e beqarisë po shkojnë drejt fundit për Bleron dhe Afronën. Çifti i shumëpërfolur që nisën lidhjen rreth 4 vite më parë, në vjeshtë do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesën e shumëpritur.

Por, duket se bukuroshja po i shijon goxha ditët e fundit në statusin si e pamartuar.

Siç është bërë e ditur, Afrona festën po e zhvillon në Mykonos të Greqisë atje ku bashkë me shoqet e sajështë duke shijuar pushime përrallore.

“Nusja e ardhshme. Faleminderit për gjithçka dhe kohën e bukur të grupit më të mirë ndonjëherë. P.S, Blero Muharremi, të dua”, ka shkruar ajo.

Afrona, mahnitëse si gjithmonë, edhe kësaj radhe na la pa fjalë me bukurinë e saj.

Shpërndaje në: