Agani e Shabani dyshohen për shpërdorim të 4.5 milionë eurove

Agani e Shabani dyshohen për shpërdorim të 4.5 milionë eurove

Ministri Ferid Agani dhe sekretari Gani Shabani akuzohen nga Prokuroria se kanë dëmtuar buxhetin mbi 4.5 milionë euro, duke çuar këtë fitim paligjshëm te spitalet private IMH dhe “Eda”. Këto spitale nuk i paguan as tatime shtetit, derisa nuk u vendosën as stenta në raste të caktuara te pacientët, ndonëse ata kishin paguar për to. Referenca nga mjekët shkruheshin edhe për të vdekur

Ferid Agani, ish-ministër i Shëndetësisë dhe aktualisht ministër i Mjedisit, dhe Gani Shabani, sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë, do të dalin para gjykatës pasi ata tashmë edhe zyrtarisht akuzohen për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Prokuroria e Shtetit, në një komunikatë publike, ka njoftuar se pos ministrit Agani dhe sekretarit Shabani në aktakuzën e ngritur ka përfshirë 60 persona fizikë dhe 4 persona juridikë. Shumica prej tyre punonjës shëndetësorë.

“Në mesin e 60 personave fizikë janë akuzuar: një ministër, një sekretar i përgjithshëm i një Ministrie, 44 mjekë dhe një infermier të punësuar në institucionet publike shëndetësore, si dhe 13 persona që kanë punuar ose punojnë në institucionet private shëndetësore, ku një numër prej tyre janë udhëheqës ose aksionarë të këtyre institucioneve private shëndetësore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Por, burime të gazetës në Prokurori kanë konfirmuar se bëhet fjalë për ministrin Agani dhe sekretarin Gani Shabani../Zëri/

Shpërndaje në: