Agani i përgjigjet “akuzës” nga mjeku shqiptar nga Amerika
Duke ditur gjendjen e sektorit të shëndetësisë, mjekë kosovarë që punojnë jashtë vendit, janë munduan ta ndihmojnë Kosovën.
Vullnetin që kishin për të ngritur cilësinë e shërbimeve, Sulejman Çelës, që tash e drejton divizionin e kardiologjisë invazive në spitalin St.Barnabas në New York, tha se i ishte refuzuar nga krerë të institucioneve.
Ndonëse pranon se kishte një ofertë të tillë shumë serioze, ish-Ministri i shëndetësisë, Ferid Agani, mohon ta ketë refuzuar. Tha se nuk u bënë hapat e duhur për finalizimin e saj.
Agani këmbëngul se në vazhdimësi, bëri përpjekje që t’i rrisë shërbimet në këtë fushë. Nuk pranon se neglizhoi punën, e as që është pjesë e elitës politike, që tha se ne nuk mund t’i bëjmë si amerikanët.
Ndryshe, Agani është një ndër 64 të akuzuarit në rastin “Stenta” për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si ish-Ministër i shëndetësisë, për çka liroi edhe detyrën e ministrit të Mjedisit derisa të zhvillohen hetimet.



