Agim Ademi dërgohet në mbajtje për 48 orë

Agim Ademi dërgohet në mbajtje për 48 orë

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi është paraqitur sot në stacionin e policisë, atje ku pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.

Prokuoria e Kosovës e ka konfirmuar nëpërmjet një komunikate se ai është ndalur për 48 orë pas intervistimit të tij dhe se tashmë do të vazhdohet me procedurat e tjera.

Ademi po në cilësinë të dyshuarit për keqpërdorime brenda FFK-së, por nuk ka detaje më të zgjeruara për momentin. Ai është intervistuar nga Njësiti për Krime Ekonomike.

Kujtojmë që vetëm pas tre ditëve, respektivisht të shtunën, Kosova do të luajë ndeshjen e parë ndaj Izraelit, për kualifkimet në ‘Euro 2024’.

Shpërndaje në: