Agim Ademi i përgjigjet Periskopit: Po u sulmova fizikisht – e njoh shumë mirë atë person, përzihet në futboll

Agim Ademi i përgjigjet Periskopit: Po u sulmova fizikisht – e njoh shumë mirë atë person, përzihet në futboll

 Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i është përgjigjur gazetarit të Periskopit pas raportimeve se është sulmuar fizikisht në parkun e Gërmisë.

Ai u shpreh se ishte mirë me shëndet dhe se po e festonte ditëlindjen e gjashtëdhjetë.

Në orët e paradites, ai u sulmua nga një person që u raportua të ishte vartës i tij në FFK. Ademi kishte pranuar edhe trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare, përcjell Periskopi.

Pas intervistimit nga Policia, Agim Ademi i ka thënë Periskopit se është kthyer në zyrën e tij në Federatë.

Por, a e njihte personin që e sulmoi?

“Po, e njoh shumë mirë personin [që më sulmoi]. Nuk është pjesë e federatës por përzihet në futboll,” – ka deklaruar kryetari.

Për më shumë do të informoheni në vijim.

Shpërndaje në: