Agim Aliu premton rregullimin e parkut në oborrin e ish-shkollës “Gjon Serreçi”

Agim Aliu premton rregullimin e parkut në oborrin e ish-shkollës “Gjon Serreçi”

Kandidati për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë që në kuadër të programit qeverisës të ardhëshëm, do të ndërtojë një park prej 10 mijë e 700 metra katrorë, në oborrin e ish-shkollës “Gjon Serreçi”.

Aliu, premton se ky park do t’i plotësoj nevojat e banorëve të grupmoshave të ndryshme.

“Në kuadër të programit tonë qeverisës të ardhshem kemi planifikuar që të bëjmë kryetemë të zhvillimit politikën e gjelbërimit, investimin në të gjelbërtën, për ta përshtatur me planin e përgjithshëm të qytetit dhe fshatrave tona. Një nga këto projekte është parku te Gjon Serreqi, kemi vendosur që hapësirën te kjo shkollë ta tranformojmë në një hapësirë të ridestinuar në parkë, parku aty ka hapësirë prej 10 mijë e 700 metra katrot, do të jetë me parking nëntokësor. Pjesa e sipërme bëhet në konceptin e një parku me gjelbërim të lartë”, ka thënë Aliu.

Shpërndaje në: