Agim Aliu shpalos megaprojektin e ri për Ferizajn, nënkalimin tek Stacioni i Policisë

Agim Aliu shpalos megaprojektin e ri për Ferizajn, nënkalimin tek Stacioni i Policisë

Se nënkalimi i tanishëm nuk do të jetë i vetmi atraksion infrastrukturor i Ferizajt, e dëshmon edhe projekti i radhës nga platforma zgjedhore e Agim Aliut për nënkalimin e ri të Ferizajt. Në videon e re që ka plasuar Kryetari i tashëm i Ferizajt, ai sot shpalosi projektin e radhës për nënkalimin e ri modern për vetura dhe këmbësorë, të cilin ai premton ta realizojë gjatë mandatit të ri në këtë post.

Ky nënkalim, i cili do të ndërtohet para stacionit të policisë dhe do ta lidhë atë me qendrën e qytetit, përkatësisht do të shtrihet deri te teatri dhe qendra inovative në Ferizaj, do të ketë dy nënkalime për këmbësorë, rrethrrotullimin e nëndheshëm për vetura dhe një plato, e cila do të lidhet me bulevardin që tashmë po ndërtohet afër shkollave të mesme që ndodhen në këtë zonë të qytetit.

Një amfiteatër, që do të jetë pjesë e këtij projekti, bashkë me infrastrukturën përcjellëse dhe pjesën e gjelbërimit që do ta zbukurojë atë, do ta bëjnë këtë projekt, të jetë jo vetëm i nevojshëm dhe funksional, por edhe model të ri të transformimit urban dhe infrastrukturor të Ferizajt – premton Kryetari Aliu.

Shpërndaje në: