Agim Aliu shpalos platformën për sportin dhe paraqet projektin e stadiumit të ri të qytetit

Agim Aliu shpalos platformën për sportin dhe paraqet projektin e stadiumit të ri të qytetit

Në projektet e platformës së re qeverisëse të Agim Aliut për Ferizajn, bën pjesë edhe projekti i stadiumit të ri të qytetit “Ismet Shabani”, i cili do të ndërtohet mbrapa pallatit të sporteve, në një hapësirë prej 6 deri 8 hektarësh, ndërsa stadiumi eksistues do të renovohet për tu bërë stadium stërvitor, ngjashëm me një tjetër që do të ndërtohet në periferi të qytetit.

Ndërsa, sa i përket projekteve të përgjithshme që ai ka për sportin, përveç tjerash, Agim Aliu premton edhe ngritjen e disa fushave sportive nëpër qytet dhe fshatra, ndërtimin e fushave të reja të tenisit, si dhe një pallat të ri të sporteve dhe panaireve, të ngjashëm me atë që tashmë po finalizohet në Greme, dhe i cili do të ndërtohet afër shkollës Ganimete Tërbeshi.

Një premtim interesant dhe shumë i nevojshëm, duket të jetë projekti i ndërtimit të pallatit të sporteve luftarake në Ferizaj, ku do të bëjnë strehë dhjetra klube të këtyre sporteve, të cilat tashmë po korrin suksese të mëdha, jo vetëm në arenën kombëtare dhe dita – ditës po krijojnë kampionë me të cilët krenohet Ferizaj.

Shpërndaje në: