Agim Bahtiri: Avni Kastrati e ka vendin në burg, dha prona të komunës kundërligjshëm
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i është përgjigjur ish kryetarit të kësaj komune nga PDK-ja Avni Kastratit.
Bahtiri ka thënë se Kastrati është duke pasur telashe në parti, PDK, dhe janë duke e penguar sukseset e tij në Komunën e Mitrovicës.
“Unë nuk dua të merrem me të, sepse ai e ka humbur rrugën në parti të vet, e ka shkatërruar partinë dhe tash po mundohet që të arriturave e mija t’i prezantojë keq para qytetarëve. Nuk mërzitem për atë punë hiq, sepse nuk është kjo hera e parë. Ai ka quar përmbi 8 ankesa dhe më janë kthyer pozitive në anën time. Edhe kjo nuk është problem”, ka thënë Bahtiri për Indeksonline.
Bahtiri ka thënë se Kastrati duhet të paguajë avokat të mirë, sepse duhet të shkojë në burg për keqpërdorimet që i ka bërë sa ka qenë kryetar i Mitrovicës.
“Unë do të jem shumë i përkushtuar dhe të ecin gjërat në të mirë të gjithë qytetarëve. Por njerëzit e tillë si Avniu, janë ata të cilët mundohet që me çdo formë të shantazhojnë, të paguajnë avokat, por nuk e dinë se duhet të paguajë avokat për vete sepse i ka dy prona që i ka dhënë pa pëlqimin e Kuvendit Komunal dhe i ka dhënë në mënyrë private për njerëz privat, për njerëz të interesit, për të cilat duhet të shkojë në burg. Dhe unë kërkojë nga hetuesia që të merret me këtë çështje. Ai ka dhënë edhe disa prona që sigurisht mediat do t’i kenë dëshmitë nesër. Dhe tash niset beteja e të dhënave të sakta të manipulimeve dhe marrjen e parave nga buxheti i Kosovës”, ka thënë Bahtiri.



